Ndërkombëtare

Nicki Minaj heziton të vaksinohet

Nicki nuk është e gatshme të vaksinohet.

Nicki Minaj ishte temë diskutimi në Twitter me 13 shtator, kjo pasi zbuloi se më parë kishte koronavirusin por as nuk ishte e gatshme të vaksinohej për të marrë pjesë në Met Gala, duke pretenduar se i duhej të bënte më shumë “kërkime”. Ajo gjithashtu theksoi se udhëtimet do ta vinin atë në rrezik për tu infektuar me koronavirus dhe nuk do të donte të infektonte djalin e saj.

Ajo, theksoi se vendimin për t’u vaksinuar, do ta merr kur ajo mendon që ka bërë kërkime të mjaftueshme dhe jo të vaksinohet vetëm për një mbrëmje muzikore. Megjithatë Nicki kërkoi nga fansat që të vazhdojnë të mbajnë maskat, madje ato më të sigurtat.

Tutje, Nicki Minaj, shpjegoj se kushërira e saj, Trinidadiane, kishte një mik i cili u bë i pafuqishëm pasi e mori vaksinën , gjë që e pengoi atë të vaksionohej.

Një komentues ka reaguar shpejtë, duke thënë: “Askush nuk po bën hulumtimet e veta. E gjitha çfarë po bëni është të gjeni dikë që të  vërtetojë atë që po besoni. Ju nuk jeni shkencëtar, ju mund të besoni vetëm atë që ju është thënë. Ju nuk dini më shumë sesa institucionet shëndetësore. Ju keni Google dhe një kuptim të dobët të shkencës ose logjikës. /rapshqip/

 

Related posts

Shto një koment