Ndërkombëtare

Eminem mbështetë Chris Brown pas sulmit ndaj Rihannës

Një pjesë që supozohet se u hiq nga kënga Things Get Worse e reperit shumë të njohur Eminem (në bashkëpunim me B.O.B., pjesë e albumit Epic), shkaktoi bujë të madhe në mediat ndërkombëtare.

Pjesa e hequr shtatë sekondëshe nga kënga, u publikua në Reddit, për tu hequr më pastaj. Në pjesë Eminem citohet të ketë thënë: “I’d side with Chris Brown, I’d beat down a bitch too.”, që në shqip do të thotë:

“do mbështesja Chris Brown, edhe une do ta rrihja një k*rvë, gjithashtu.”

Eminem e ka shkruar këtë pjesë në vitin 2009, por çka është kontraversiale është se në vitin 2010 Eminem erdhi në bashkëpunim me Rihannën në këngën Love the Way You Lie, dhe në vitin 2013 me këngën Monster.

Në vitin 2009, opinioni ndërkombëtar u trondit pas lajmit se Chris Brown kishte sulmuar Rihannën, të dashurën e tij në atë kohë. Pamje të rënda të këngëtarës u ekspozuan në publik, pas sulmit që i bëri Chris Brown.

Pothuajse gjithë opinioni i gjërë ishte kundër këtij veprimi nga ana e Chris Brown, por si duket jo edhe reperi kontraversial Eminem.

 

Related posts

Shto një koment