Lifestyle

Capital T vishet njejtë si ky reper

Ndodhë shpesh që reperët të inspirohen nga njëri-tjetri apo edhe nga njerëz tjerë të famshëm, qoftë për nga melodia e këngëve, tekstet, paraqitja apo edhe nga veshja.  Ditë më parë Capital T, aludoi se reperi Tyga ishte inspiruar nga skena e tij, në koncertin Time Capsule. Vetë Tyga ja ktheu duke i thënë që asnjëherë nuk e kishte parë skenën e tij.

Kësaj here ngjajshmëri pamë në mes të veshjes së Capital T, dhe reperit Westside Gunn. Bëhet fjalë për një pallto të fimës Balenciaga që si duket të dy reperët e kishin të njejtë. Capital T e postoi foton në instagram me datën 30 tetor, gjatë xhirimeve të klipit të këngës Hala në bashkëpunim me Majk.

Ndërsa Westside Gunn, foton e postoi dy ditë më pas, me datën 1 nëntor. Fotoja është cover i albumit Hitler Wears Hermes 7.

Pasi datat janë të afërta, dhe fotoja për cover të albumit të Westside Gunn, me siguri që është bërë ditë më parë (coverat e albumeve vendosen më herët), ka gjasa që të mos jetë në pyetje ndonjë inspirim nga njëri-tjetri, por kësaj here vetëm një shije e njejtë e brendit Balenciaga.

Related posts

Shto një koment