Lifestyle

Anëtari i PINT ofendon komunitetin romë, detyrohet të kërkoj falje

Kushtrim Berisha i njihur për publikun si K-Master është njëri nga producentët më të sukesshëm në vend, duke krijuar padyshim disa nga hitet më të mëdha.

Përpos që është bashkëthemelues i kompanisë PINT, K-master njihet edhe për masterizimin dhe krijimin e instrumentalit të shumë këngëve të njohura në vend.

Përpos plot meritave që ka, kësaj here Kushtrimi u detyrua të kërkojë falje. Kjo pasi gjatë vizitës së tij në Taksim, postoi një foto me mbishkrimin NEW YORK-I I MAGJUPVE .

Ky mbishkrim e ka ofenduar njërin nga ndjekësit e tij që i shkruajti duke i thënë së me këtë shprehje i ka dalë nga qefi dhe se ai ishte një model për jetën e tij profesionale, por nga tash e ka humb një fans.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i K-Master, që i kërkoi falje fansit dhe të gjithë atyre që mund të jenë ofenduar nga ky shkrim.

Related posts

Shto një koment