Lajme

Xhaketa ‘Gucci’ e Don Xhonit me shifra të larta!

Don Xhoni vishet me xhaketë ‘Gucci’ që kushton mbi 3000 euro.

Reperi nga Drenica, Xhonatan Isufi I njohur me emrin artistik Don Xhoni është një nga reperët më ‘in’ të momentit, i cili për pak vite në skenë ka bërë bujë të madhe. Ai ka sjell shumë këngë, prej të cilave  pothuajse të gjitha janë hite të cilat dëgjohen nga një publik i gjerë. Në bazë  të këtij suksesi, sigurisht që ka pasur përfitime të shumta. Prandaj, Don Xhoni është etiketuar shpesh në faqet rozë për shpenzimet e mëdha që bën në veshje. Kësaj radhe, faqja “Closet Shqip” ka publikuar një fotografi të reperit në një nga paraqitjet e tij me një xhaketë të markës ‘Gucci’. Kjo xhaketë duket se e ka vlerën 3.200 euro.

Nndryshe, Don Xhoni vetëm pak ditë më parë solli bashkëpunimin e ri me reperen Loredana Zefi. Kënga “Gjuj per to”, e shoqëruar edhe me një videoklip mjaft interesant është shndërruar në hit. Për vetëm pak ditë, ata kanë arritur të kapin shifrën afër 7 milionë klikime në kanalin YouTube. Don Xhoni momentalisht është shumë i angazhuar edhe me koncerte të shumta në Evropë. /rapshqip/

Related posts