Lajme

Vazhdon sherri TBA-OTR, Klepto ofendon Noizyn, ky i fundit ia kthen

Sherri në mes të dy grupeve më të njohura të hip hopit shqiptar po vazhdon ende. TBA dhe OTR edhe një herë treguan që kanë inate të pazgjidhura mes vete. Anëtari i grupit TBA Klepto, hodhi një foto në instagram me përshkrimin  “Kerret e Sal Rusit kurr nuk bohen tuat!”

Mendohet se ky shkrim i është kushtuar reperit Noizy që ka xhiruar videoklipin e këngës Gjuha e Kampionit në objektin e biznesmenit të njohur shqiptar në Amerikë Sal Rusi. Në videoklipin e Noizyt shihen vetura të markave me të reja, vetura të cilave iu referohet reperi Klepto.

E reperi Noizy ia ktheu Kleptos në një postim që e fshiu pas një kohe, duke thënë “Ju kisha lut të kini kujdes me dissa o rrepista ose x rrepista se taksirat pastaj… Ky përshkrim u përcoll me një video të disa veturave që me siguri janë veturat e Noizyt.

Related posts

Shto një koment