Lajme

United States of Albania nga PINT me 17 shkurt

I ftuar në Drive Time me Shukin, Mc Kresha tregoi se albumi i paralajmruar kohë më parë USA (United States of Albania) do të lansohet me 17 shkurt. Albumi nga PINT përmban gjithsejt 23 këngë dhe në të përfshihen edhe disa singlle të lansuara më herët, siç janë: Hey Girl, Rruga n’Club, Mafia Shqip, Duqa mi Duqa dhe Menemadhe. Albumi mund të blihet në uebsajtin e grupit pint.al, gjithashtu edhe në platformat tjera të muzikës, si spotify, deezer, etj., ndërsa do të jetë në dispozicion në dy versionet, radio edit ose clean si dhe eksplicit. Të ftuar në album janë edhe anëtar tjerë të llejbellit PINT si dhe emra të njohur si: Elinel Semiautommvtic, Lluni, Da Ghost, Kreshnique, Ns, Lav’da,  Singullar, Blleki, Erno, Ledri, Caspo, Butch dhe Tenk.

Related posts

Shto një koment