Lajme

Tayna sot feston ditëlindjen, ja sa vjet mbush ajo

Tayna sot ka një ditë të veçantë.

Reperja e njohur nga Prizreni, sot ka një ditë speciale në jetën e saj, kjo sepse ajo feston sot ditëlindjen. E lindur me 14 dhjetor të vitit 1996, Tayna sot feston ditëlindjen e 25-të. “E kam vetveten, çfarë mund të kërkoi. Vajza e ditëlindjes”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e një fotoje, duke na bërë të ditur për ditën e veçantë të saj. Reperja ka shpërnadarë në InstaStory edhe disa urime që miqtë e saj i kanë bërë për ditëlindje, në mes tyre edhe menaxheri i saj, Rinor Hykolli. Në natën speciale të ditëlindjes Tayna është befasuar edhe me fishekzjarrë dhe një tortë.

Ndryshe, Tayna është drejtë finallizimit të allbumit të ri. Ashtu dhe siç ka paralajmëruar, kënga e parë nga ky album publikohet sot. “OFG” titullohet projekti në fjalë, të cilin do ta sjellë të vizualizuar edhe me videoklip.  Ditë më parë, Tayna publikoi ‘intro’-n e albumit, që mban titullin “Heroinat” dhe u dedikohet të gjitha grave dhe vajzave shqiptare që kanë lënë gjurmë në historinë shqiptare. Ajo në videoklip është shfaqur e veshur kuq dhe zi dhe këtë intro e publikoi pikërisht në datën 28 nëntor, për festën e flamurit të Shqipërisë. /rapshqip/

Related posts