Tayna i ka komentuar futbollistit të njohur të Real Madridit.
Superderbi në mes të Real Madridit dhe Barcelonës, ishte në qendër të vëmendjes këtë të dielë.
Ky takim u nda me fitore të Real Madridit, ku njëri nga golashënuesit ishte futbollisti Vinicius Junior.
Vinicius postoi një foto në instagram, ku gëzonte fitoren e ekipit të tij.
Por, ndër komentet e shumta tërhoqi vëmendjen komenti i repers shqiptare Tayna.
Tayna dhe Vinicius kanë një “histori” në rrjetin social instagram.
Vinicius kohë pas kohe, ka postuar duke dëgjuar reperen kosovare, si dhe dyshja ndjekin njëri-tjetrin në instagram. /rapshqip.com/