Lajme

Stresi sjell pamje të klipit të ri në të cilin shfaqen femra të zhveshura

Stresi paralajmëron këngë të re.

Reperi nga Shqipëria, Stresi, këtë vit ka qenë shumë aktiv me projekte të reja muzikore. Aktualisht, ai është duke punuar edhe për një këngë tjetër të re, për të cilën ka ndarë disa foto nga xhirimet e videoklipit. Përmes një postimi të bërë në Instgram reperi ka njoftuar se është drejtë finalizimit të këngës së re. Stresi në foto shfaqet përkrahë disa femrave që janë pothuajse tërësisht të zhveshura. “BAD VS BAD …. Menyra e vetme ne kete bote per te jetuar eshte. “Pa Ndjenja””, ka shkruar Stresi.

Dy javë më parë Stresi ka publikuar projektin e fundit të titulluar “Jo Jo Jo”, në bashkëpunim me Pakufijt. Këngën e solli të vizualizuar me videoklip dhe u prit kryesisht mirë dhe u pëlqye nga fansat e tyre. Ndërsa projekti paraprak mbetet bashkëpunimi me reperin Il Ghost. Kënga titullohet “Midis Europes”, e cila ka arritur të grumbulloi mbi 3 milionë klikime në kanalin YouTube. Poashtu Stresi, pak muaj më parë ka publikuar edhe këngën “A t’ka marr malli”, e cila u pëlqye shumë dhe u mirëprit nga publiku. Reperi gjithashtu ka paralajmëruar se është duke punuar për projekte të tjera muzikore, që pritet ti sjell së shpejti. /rapshqip/

Related posts