Lajme

Stresi përlot me dedikimin për humbjen e njeriut të zemrës!

Stresi ka humbur gjyshin.

Reperi i njohur nga Shqipëria, ka humbur një nga njerëzit më të shtrenjtë në jetën e tij. Përmes një postimi të bërë në InstaStory, Stresi na ka njoftuar se ka ndërruar jetë gjyshi i tij, duke bërë një dedikim mjaft prekës për të i cili është shprehur shumë i mërzitur për humbjen e tij. “Ali Mulaj te kam jeten borxh shpirti im ti qofsh i xhenetit gjyshi im me ke kput zemren. Faleminderit qe me ngjite emrin Arkimed faleminderit gjysh per cdo rregull qe ti theve qe prinderit e mi te dhan per mu. Gjysh ti ishe balsami shpirtit tim. Do te dua gjithe jeten time prehu ne paqe gjysh”, ka shkruar reperi.

Arkimed Lushaj i njohur me emrin artistik Stresi kohë më parë ka publikuar projektin e fundit në bashkëpunim me reperin Il Ghost. Kënga titullohet “Midis Europes”, e cila është e vizualizuar me videoklip dhe u prit kryesisht mirë nga fansat e tyre. Stresi ka publikuar edhe këngën “A t’ka marr malli”, e cila u pëlqye shumë dhe u mirëprit nga publiku. /rapshqip/

 

Related posts