Lajme

Stresi paralajmëron projekte të reja muzikore

Stresi paralajmëron diçka të re.

Reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi është ndër reperët më të suksesshëm dhe të përfolur të estradës muzikore. Ai është shumë aktiv edhe me prurje të reja muzikore. Stresi është aktiv edhe në rrjete sociale, ku me postime të ndryshme i mban të informuar të gjithë ndjekësit e tij. Së fundmi, ai ka hedhur një foto në InstaStory ku shihet në një studio muzikore duke punuar. “Iden se keni cfare kongesh po vin ama te kjo do ket hatermbetje…”, ka shkruar Stresi në mbishkrimin e fotos së publikuar. Me këtë  ai ka nënkuptuar që së shpejti po vjen me një projekte të reja muzikore, e që ndoshta do të ketë ndonjë ‘diss’ për reperët.

Kujtojmë se, Stresi kohë më parë ka publikuar projektin e fundit në bashkëpunim me reperin Il Ghost. Kënga titullohet “Midis Europes”, e cila është e vizualizuar me videoklip dhe u prit kryesisht mirë nga fansat e tyre. Stresi ka publikuar edhe këngën “A t’ka marr malli”, e cila u pëlqye shumë dhe u mirëprit nga publiku. /rapshqip/

Related posts