Lajme N'dellë

Stresi i thotë Noizyt nuk je shqiptar, Noizy ia kthen

Vazhdon sherri në mes të Noizyt dhe Stresit

Reperi shumë i njohur Noizy ishte imazhi kryesor në kopertinën e revistës Class nga Alketa Vejsiu, për të promovuar brendin e tij të veshjeve Illyrian Bloodline.

E kopertina e kësaj reviste ku shkruante “Ilirianët e kohëve moderne”, duket se e ka acaruar reperin Stresi.

Pas kësaj fotoje reagoi reperi Stresi duke e konsideruar Noizyn jo shqiptar, por gollobordas. Golloborda është vendi nga vie Noizy në Dibër,( 7 fshatra të Gollobordës mbeten pjesë e territorit të Maqedonisë me ratifikimin e kufijeve në vitin 1922 dhe pikërisht Stresi iu ka referuar këtij fakti, duke konsideruar si joshqiptare këtë pjesë).

Stresi në profilin e tij në instagram shkruajti “Ilirian do të thotë ilir 100% shqiptar, por me vjen keq sepse kur s’je shqiptar je gollobordas, si ke me e perfaqësu këtë emër kur s’je shqiptar!!!! F*ck publicitetin tënd.”

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Noizyt duke thënë se vetë Stresi në profilin e tij e ka pasur emrin e përdoruesit në instagram vlonjat kur në fakt ai është tropojan. Gjithashtu profili i tanishëm i reperit Stresi në instagram, rezulton se më herët ka pasur emrin humorpakufi, gjë të cilës i referohet edhe reperi Noizy në video.

 

 

Related posts

Shto një koment