Lajme

Sot kanë arsye për të festuar Mozzik dhe Loredana

Hana sot feston ditëlindjen e 3-të.

Mozzik dhe Loredana sot kanë një ditë të veçantë. Vajza e tyre, Hana feston ditëlindjen e saj të tretë. Në këtë ditë të veçantë të saj, padyshim që një urim nga prindërit e saj nuk kishte se si të mungonte. Përmes një postimi të bërë në Instagram, Mozzik i shprehi urime të voglës Hana. “Urime datelindja e 3 shpirti i Babit!”, ka shkruar Mozzik, duke ndarë me ndjekësit e tij një foto ku shihet bashkë me vajzën e tij. Poashtu, reperi ka ndarë edhe disa foto shumë të ëmbla, ku shihet Hana duke fryrë qiriun e tortës së ditëlindjes.

Edhe Loredana u kujdes ta uronte me disa fjalë mjaftë të veçanta vvajzën e saj, të shprehura në gjuhën gjermane. “Gëzuar ditëlindjen! Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur, Hana shpresoj të mbetesh përgjithmonë kështu si je”. Duke qenë se jemi në prag të festave të fundvitit, reperja i ka bërë së fundmi dhuratën më të bukur për këtë vit, Hanës. Loredana ia ka sjellë babadimrin në shtëpi,  duke e befasuar dhe lumturuar Hanën me pezencën e tij. Ndryshe, Mozzik dhe Loredana edhe pse janë ndarë, vazhdojnë të mbajnë raporte të mira ndërmjet veti dhe të jenë prindër të përkushtuar ndaj vajzës së tyre. /dailyshqip/

Related posts