Lajme

Skivi me dedikim prekës për mikun e ndjerë

Skivi përkujton shokun e ndjerë, Albert Krasniqin.

Janë bërë gati një vit që nga vdekja e ish-anëtarit të BabaStars, Albert Krasniqi. Vdekja e papritur e tij tronditi të gjithë, sidomos ata që e njohën nga afër dhe që kishin miqësi të ngushtë me të. Së fundmi, ka qenë miku i tij Skivi, i cili e ka përkujtuar nëpërmjet një postimi në Instagram. Ai ka pozuar para varrit të shokut të ndjerë dhe ka treguar se i mungon çdo ditë. “Më mungon çdo ditë. Pusho në paqe miku im. Do të jesh i paharruar”, ka shkruar ai mbi foton e postuar në InstaStory. Kujtojmë se, i ndjeri Albert Krasniqi ka qenë i njohur për publikun edhe si bashkëshorti i modeles, Besa Gashi.

Ndryshe, Visar Shala i njohur me emrin artistik Skivi, nuk ka qenë aktiv që një kohë të gjatë me prurje të reja muzikore. Projekti i fundit i tij mbetet kënga “Zemra bam”, në bashkëpunim me këngëtaren nga Shqipëria, Poni. Kujtojmë se, Skivi hapat e parë të karrierës i ka hedhur  bashkë me reperin, Ledri Vula me grupin e njohur vite më parë, “Skillz”. Mirëpo, pas sherrit të Ledrit me “Babastars”, secili vazhdoi një karrierë solo. /rapshqip/

Related posts