Lajme

S4MM publikon këngën e re me videoklip (VIDEO)

S4MM ka lansuar këngën e re “CLS AMG”.

Reperi i nohur, S4MM tash e disa ditë kishte paralajmëruar se po qëndron në Zvicër dhe është në përgatitje të projekteve të reja muzikore. S4MM tashmë edhe ka publikuar një projekt të ri muzikor, të shoqëruar edhe me videoklip. Kënga titullohet “CLS AMG”, producimin e projektit e ka bërë  Don Gima, tekstin e ka shkruar vet reperi ndërsa videoklipin e ka realizuar Grandmedia. Këngën tashmë mund të gjendet në kanalin zyrtar në YouTube.

Projketi i fundit i tij mbetet kënga “Bornout”, në bashkëpunim me artistin gjerman Schubi Akpella. Teksti i këngës është në gjuhën shqipe dhe gjermane. Kënga kjo që u pritë kryesisht mirë nga fansat e artistëve. Kujtojmë, se reperi nga Tetova, ditë më parë anuloi koncertin e tij të fundit në Strugë, për shkak të aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut. /rapshqip/

Related posts