Lajme

S4MM anulon koncertin në Strugë për shkak të aksidentit tragjik

S4MM ka anuluar një nga koncertet e tij të fundit.

Aksidenti i rëndë në Bullgari ka tronditur të gjithë shqiptarët kudo. Aksidenti ndodhi të martën pas mesnate, ku autobusi ishte aksidentuar dhe mbetën të vdekur 46 persona shumica prej tyre shqiptarë. Pas kësaj tragjedi shumë emra të njohur të estradës muzikore shqiptare shprehen keqardhje dhe ngushëllime për viktimat. Së fundi, reperi i njohur nga Tetova, S4MM ka anuluar një nga koncertet e tij të fundit për shkak të këtij aksidenti tragjjik. Përmes një postimi të ndarë në InstaStory, ai thekson se ka anuluar konccertin në Strugë meqë ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut. “Për shkak të rastit të ndodhur anulohet koncerti me datë 27.11 në Strugë”, ka shkruar ai. Ky koncert i reperit  ishte paraparë të mbahej me 27 nëntor.

Kujtojmë se, ditë më parë reperi S4MM ka paralajmëruar për lansimin e një kënge të re, por që nuk ka dhënë një datë publikimi dhe detaje të tjera. Projketi i fundit i tij mbetet kënga “Bornout”, në bashkëpunim me artistin gjerman Schubi Akpella. Teksti i këngës është në gjuhën shqipe dhe gjermane. Kënga u pritë kryesisht mirë nga fansat e artistëve. /rapshqip/

Related posts