Lajme

Rina së shpejti me ILEGAL

Qysh kohë më parë reperja e re, por që bëri shpejtë emër në Kosovë e më gjerë Rina, ka paralajmruar publikimin e këngës më të re ILEGAL.

Në ndërkohë Rina ndjekësit e saj i ka mbajtur në rrjedha me foto nga skenat e xhirimeve. Rina ka treguar që ka përplot dy javë që merret me xhirime të skenave, sepse sipas saj kjo do të jetë kënga më e mirë që deri më tash ka pasur.

Gjithashtu arsyeja e gjatë e xhirimeve qëndron edhe në faktin se kënga do të përmbajë dy këngë në një, rrjedhimisht do to ketë dy pjesë të ndryshme, por që janë të ngjitura në një.

Kënga do të jetë më e gjatë se këngët e zakonshme, diku rreth 5 minuta ose më shumë.

Sa i përket dukjes, Rina në fotot e publikuara, duket shumë e freskët por edhe me stile të ndryshme.

Rina me ndjekësit e saj ka ndarë edhe disa sekuenca të videos.

[/video]

Kënga e fundit e Rinës ishhte bashkpunimi me Fuegon që u titullua Fly. Ndërsa ILEGAL do të publikohet me 20 shkurt.

Related posts

Shto një koment