Pas daljes nga grupi On Records, mbështetjen më të madhe në jetë, por edhe në fushën e muzikës reperja Rina Balaj e ka pasur nga i dashuri i saj, reperi i njohur në Greqi me origjinë nga Shqipëria, Sin Boy.
Përpos këngës Gigi që ishte bashkëpunim në mes të dyshes sa Rina ishte pjesë e grupit On Records, pas largimit të Rinës nga kompania, çifti publikuan edhe këngën Tentacion në Spotify, kurse tash po përgatisin edhe një videoklip dhe këngë të re. Kënga titullohet Meredith dhe do të publikohet së shpejti edhe me videoklip.