Lajme

Rina Balaj i drejtohet reperit të njohur: Do të vrasin

Rina Balaj i përgjigjet reperit Meek Mill.

Reperi i njohur Meek Mill është deklaruar kundër kompanive diskografike. Ai ka thënë se pasi të të pysni këto kompani se sa kanë harxhuar për të iu bërë artistë është gati të publikojë marrëveshjen e tij të rekordeve, vetëm për ta lënë botën të shohë se çfarë bëjnë këta njerëz. “Pyesni kompaninë diskografike? Sa keni shpenzuar për mua si artiste? Pasi  që ta pyetësh sa ke bërë për mua për të më bërë si artistë? Unë jam gati të bëj publike marrëveshjen time të rekordeve deri të hënën vetëm për ta lënë botën të shohë se çfarë bëjnë këta njerëz!!!”, ka shkruar reperi. Pas kësaj ka reaguar rep-artistja shqiptare, Rina Balaj. Përmes Instagramit ajo ka shpërndarë postimin e reperit dhe i është drejtuar duke i thënë se ti nuk mund ta bësh këtë sepse do të të vrasin. “Nuk mund ta bësh këtë, ata automatikisht do të të vrasin. Qëndroni të sigurt, përpara se të vdisni ‘aksidentalish’”, ka shkruar Rina.

Ndryshe, Rina së fundmi ka njoftuar se ka nisur përgatitjet edhe për një projekt të ri muzikor. Kënga pritet të publikohet me 27 tetor. Ajo është duke punuar edhe për albumin e ri të titulluar “Balerina”, i cili pritet të publikohet së shpejti. Ndryshe, ajo pak kohë më parë ka lansuar këngën “Addiciton”, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip. /rapshqip/

Related posts