Lajme Ndërkombëtare

Reperi shqiptar takohet me Bill Clintonin

Gashi takohet me Bill Clintonin.

Reperi shqiptar me famë botërore është takuar me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton. Ai përmes rrjetit social Instagram ka publikuar disa foto me Clinton ku shihet shumë i lumtur me praninë e tij. Theksojmë se, Clinton është pjesë e albumit të Gashit, bëhet fjalë për albumin “1984”, ku në një këngë të tij mund të dëgjohet një pjesë e ish-presidentit amerikan me saksofon. “Jam i nderuar të kem pasur këtë njeri duke luajtur në saksofon, në albumin tim ‘1984″, shkroi Gashi në Instagram.

Bill Clinton pjesë e promovimit të albumit të Gashit.

Vite më parë, Bill Clinton ka marrë pjesë edhe në promovimin e një albumi të Gashit. Reperi nga ajo ndejë private ka ndarë foto me Clintonin, duke e falendëruar publikisht që ka ardhur dhe që e ka ndihmuar Kosovën në kohë lufte. Në këtë ndjejë private, Gashi gjithashtu ka ftuar edhe reperin shqiptar, Ledrin. /rapshqip/

Related posts