Lajme

Reperi i njohur francez realizon videoklipin në Shqipëri e Kosovë

Sofiane realizoi videoklipin e këngës “Training Day” në qytetet shqipëtare.

Reperi shumë i njohur në Francë, Sofiane publikoi këngën e re.

Kënga mban titullin “Training Day” dhe u realizua edhe me videoklip.

E veçanta e këtij videoklipi është se u xhirua në qytetet e Kosovës dhe Shqipërisë.

Videoklipi u realizua në qytete të ndryshme si: Prishtina, Peja, Prizreni, Mitrovica dhe Tropoja.

Në videoklip shihen pamje identifikuese të shqipëtarëve siç është flamuri kombëtar dhe ai i Kosovës, stadiumi “Fadil Vokrri”, grupi i tifozëve “Plisat”, pamje nga bunkerët e famshëm në Shqipëri, etj.

Por, videoklipi përpos anës patriotike, paraqet edhe shumë pamje të mjerueshme, objekte të rrenuara, armë, e marihuanë.

Në videoklip shihet edhe reperi prishtinas Nushi, ndërsa përmes një postimi në facebook reperi francez e falënderoi Nushin për ndihmën e dhënë lidhur me gjetjen e lokacioneve për të xhiruara videoklipin. /www.rapshqp.com/

 

Related posts

Shto një koment