Lajme

Reperi i njohur do një bashkëpunim me Feron

Stresi ka mbështetur reperin Fero që nga fillimet e tij. Këtë mund ta shohim edhe nga shpërndarja e këngëve dhe komentet që ia bën Stresi Feros në rrjetet sociale, sidomos në instagram.

E në s hapësirën e pyetjeve që Stresi la të hapur në instagram për ndjekësit, njëri nga ta pyeti se a do të kishte ndonjë  bashkëpunim me Feron. Stresi ia ktheu duke thënë që ta pyesin edhe Feron. Kjo lë të nënkuptohet se Stresi është i gatshëm për një projekt me Feron.

Edhe Fero duket se është pro këtij bashkëpunimi ngase shpërndajti të njejtin lajm. Ndërsa pritet nëse dëshira e të dy reperëve do të konkretizohet në të ardhmen.

Related posts

Shto një koment