Lajme

Reperi Dardan i propozon të dashurës në Dubai

Dardan dhe Hava i kanë dhënë lidhjes një status të ri.

Reperi i njohur shqiptar me famë botërore, Dardan, i cili jeton dhe vepron prej vitesh në Gjermani, ka marrë vëmendje me një veprim të bërë në jetën e tij private. Siç duket vitin 2021, Dardan do ta përmbyll me një status të ri. Teksa ndodhet me pushime në Dubai, ai tregon se i ka bërë një propozim të dashurës së tij, reperes Hava. Këtë e ka bërë të ditur vet reperi përmes një postimi në Instagram, ku çifti shihen në shkretëtirë teksa kanë marrë një vendim në lidhje me marrëdhënien e tyre, duke e çuar në një nivel tjetër. “Unë thash PO”, shkruhet në postim.

Ndryshe, Dardan dhe Hava prej shumë vitesh shijojnë një romancë dashurie, madje edhe bashkëjetojnë në Gjermani. Dyshja janë edhe bashkëpuntorë në profesionin e tyre të muzikës. Sa i përket karrierës muzikore, muaj më parë Dardan bashkë me reperin Mozzik dhe me reperin gjerman, Nimo bashkëpunuan në një projekt muzikor. Projekti i titulluar “Për ty”, i shoqëruar edhe me videoklip u mirëprit nga publiku dhe vetëm për dy muaj ka arritur të grumbulloi mbi 7 milionë klikime në kanalin YouTube. Dardan dhe Mozzik edhe në të kaluarën kanë pasur një bashkëpunim të titulluar “A milly”. /rapshqip/

Related posts