Lajme

Reperët reagojnë pas aksidentit të tmerrshëm në Bullgari

Shumë rep-artistë kanë shprehur ngushëllime për viktimat e aksidentit në Bullgari.

Sot në Bullgari ka ndodhur një aksident tragjik me 46 viktima. Si pasojë e pëplasjes dhe djegies së një autobusi kanë vdekur 46 persona, që janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Në autobus kanë qenë gjithsej 52 pasagjerë dhe vetëm 7 prej tyre i kanë mbijetuar aksidentit, të cilët po trajtohen në një spital në Sofje. Ata thuhet se janë në gjendje të rëndë me djegie në trup.

Për ngjarjen e rëndë kanë reaguar shumë prej emrave të njohur, në mesin e tyre edhe rep-artistë nga estrada shqiptare. Ata përmes postimeve në rrjete sociale kanë shprehur keqardhje dhe ngushëllime për viktimat e aksidentit. Një reagim për aksidentin tragjik ka bërë reperja e njohur, Tayna, e cila ka bërë një ri-postim në InstaStory të hoxhë Elvis Naçit ku shkruhet, “Lutjet tona shkojnë për udhëtarët nga Maqedonia e Veriut që humbën jetën në Bullgari”. Të njëjtin postim të hoxhë, Elvis Naçit e kanë shpërndarë edhe reperët Gjiko, Bardhi dhe 2Ton.

Përveç tyre, edhe reperi nga Presheva, Gold Ag është shprehur i mërzitur nga ngjarja tragjike duke u lutur te Zoti që t’i mëshiroi të vdekurit dhe t’i shëroi të lënduarit. Ai poashtu, ka hedhur edhe një foto në InstaStory të binjakëve që janë në moshë të mitur, të cilët kanë vdekur si pasojë e këtij aksidenti. Mbi foto ai ka vendosur emoiji “zemra të thyera”, duke shprehur trishtimin për vdekjen e fëmijëve.

Edhe reperi Capital T, përmes një postimi në InstaStory ka shprehur ngushëllime për familjarët dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi e tmerrshme. Më pas edhe reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy, Melinda Ademi dhe Rina Balaj kanë shprehur gjithashtu ngushëllime për familjarët të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre.

Related posts