Lajme

Publikohet “Amerikana” nga Ledri Vula

Ledri Vula ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Reperi shqiptar, Ledri Vula, prej kohësh ka arritur një karrierë shumë të bujshme në muzikë, duke qenë ndër më të pëlqyerit e tregut muzikor. Ai është vazhdimisht aktiv me prurje të reja muzikore, të cilat priten shumë mirë nga fansat e tij të shumtë. Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar prej ditësh, Ledri Vula ka prezantuar për publikun projektin më të ri muzikor. Kënga titullohet “Amerikana”, e cila është ritmike e zhanrit hip hop. Producent i këngës është BigBang, tekstin e ka bërë vet reperi, ndërsa videoklipin e ka realizuar Sekuencë Studio, ku dominojnë pamjet me flamurin amerikan. Këngën tashmë e gjeni të plotë në kanalin YouTube.

Kujtojmë se, Ledri Vula para disa javësh ka publikuar projektin e titulluar “Cope cope” në bashkëpunim me Bardhin, projekt ky që është pjesë e albumit të ri, të këtij të fundit. Poashtu, Ledri ka publikuar edhe projektin “Hala” në bashkëpunim me Taynen. Kënga e vizualizuar edhe me videoklip u mirëprit nga publiku dhe po vazhdon të pëlqehet shumë. Gjatë gjithë këtij viti, Ledri ka qenë shumë aktiv në muzikë si dhe në koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore, në vend dhe jashtë vendit. Poashtu së fundmi, ai ka qenë i ftuari i parë i sezonit të ri, në emisionin e Meriton Mjekiqit. Ky emision në fokus ka reperët, Ledri Vula me freestyle-t që bëri na dëshmoi edhe një herë që është në formën më të mirë. /rapshqip/

Related posts