Lajme

Pse Ledri Vula fshiu të gjitha fotot në instagram?

Jemi mësuar që profilin e njërit prej artistëve më të njohur shqiptar në instagram, Ledri Vulës ta shohim gjithmonë me foto të bukura dhe të veçanta.

Por, ajo çfarë na befasoi është se Ledri nuk ka më asnjë foto publike në instagram.

Sipas të gjitha gjasave Ledri do të publikojë këngën e re këto ditë, dhe këtë veprim po e bënë me qëllim që të shënojë një fillim të ri me këngën e re. Këtë metodë e aplikojnë shumë artistë ndërkombëtarë kur duan të rikthehen më fuqishëm në skenë.

Ndërsa i vetmi postim i Ledrit është një foto me tekst, që me siguri është pjesë e këngës së re që do ta publikojë së shpejti.

Ledri për momentin është duke shijuar pushimet në Maldive me të dashurën. /www.rapshqip.com/

 

Related posts

Shto një koment