Lajme Ndërkombëtare

Plagoset në këmbë reperja e famshme

Megan Thee Stallion u qëllua me armë zjarri.

Reperja e famshme Megan Thee Stallion pati një të dielë fatkeqe. Ajo u qëllua me armë zjarri në këmbë, gjatë bastisjes së veturës së reperit Tory Lanez për armëmabjtje pa leje nga policia.

Pas raportimeve të shumta, reperja bëri një postim ku tregoi fill e për pe si rrodhi ngjarja. Në rrjetin social Instagram Megan shkruajti:

“Unë nuk jam arrestuar. E gjithë kjo përvojë ndikoi që unë t’ia hapja sytë dhe erdhi si një bekim në maskim. E urrej faktin që u desh ta përjetoja këtë që të mësojë se si të mbrojë energjinë time.

Tregimi që po raportohet për ngjarjet e mëngjesit të së dielës është i pasaktë dhe unë do të doja ta rregullojë Të dielën në mëngjes, mora plagë me armë zjarri, si rezultat i një krimi që u krye kundër meje dhe u bë me qëllimin të më dëmtonte fizikisht. Nuk u arrestova, oficerët e policisë më dërguan në spital, ku iu nënshtrova operacionit për të hequr plumbat.

Jam jashtëzakonisht mirënjohëse që jam gjallë dhe pritet të bëj një rikuperim të plotë, por ishte e rëndësishme për mua të sqaroja detajet në lidhje me këtë natë traumatike. Aktualisht jam përqendruar në rimëkëmbjen time, kështu që mund të kthehem në jetën time dhe përsëri të bëj muzikë sa më shpejt të jetë e mundur. “

Kliko këtu për të parë videon e plotë, ku shihet reperja e plagosur. /rapshqip.com

 

 

Related posts

Shto një koment