Lajme Lifestyle

Pas Mozzik, Loredana në lidhje me këtë reper gjerman?

Tash e një kohë në mediat vendore dhe ato gjermane po qarkullojnë lajme për një lidhje të mundshme të reperes shqiptare në Gjermani, Loredana Zefit dhe reperit të njohur gjerman Bonez Mc. Krejt kjo pasi Loredana dhe Bonez po shihen së bashku kohë pas kohe në vende të njejta, dhe po postojnë fotografi së bashku por, edhe ndaras. Disa nga këto fotografi dhe storie në instagram kanë ngjallur edhe komente nga fansat që kanë vërejtur se dyshja po qendrojnë në të njejtën kohë së bashku në një veturë luksoze. Kjo për faktin se Loredana shihet në storie në instagram te postuara nga Bonez Mc me veshjen e njejtë që ajo postoi në storien e saj.

Përpos këtyre fakteve Loredana dhe Bonez po postojnë edhe vetë foto së bashku, si kjo fotoja me tatu të njejtë dhe disa foto ku dyshja shihen shumë afër njëri-tjetrit.

Related posts

Shto një koment