Nush së shpejti publikon këngën e re.
Edhe një ripërpunim tjetër në rep skenën tonën muzikore. Ripërpunimi i këngëve të vjetra ka qenë mjaft në trend këto vitet e fundit.
Kësaj here vie reperi i ri nga Prishtina Nush, me një ripërpunim të këngës shumë të njohur A ME KUJTON, nga Naser Berisha. Këtë e bëri të ditur vetë reperi që tregoi se këngën do ta lansojë me videoklip, me datën 10 nëntor, në ora 17:00.
Kënga mban të njejtin titull si edhe origjinali, ndërsa pak nga kënga mund të dëgjoni më poshtë. /rapshqip.com