Lajme

Nuk do ta besoni! Gjira Kajtazi ka humbur 17 kilogramë për pak muaj

Gjira Kajtazi ka bërë një ndryshim të madh në peshë.

Rep-artistja shqiptare, Gjira Kajtazi për shkak se ka krijuar familje dhe angazhimeve të mëdha për të iu përkushtuar fëmijëve, është distancuar nga muzika që një kohë të gjatë. Por, ajo në rrjete sociale është shumë akive ku ndan momente të ndryshme me ndjekësit e saj. Në veçanti, ajo ndan momente  nga përditëshmëria e saj, tanimë si një nënë e 2 fëmijëve.

Pas shtatzënisë së fundit,  Gjira ka treguar se po stërvitet në palestër për të preokupuar shtimin e kilogramëve. Së fundmi, ajo ka postuar një foto në InstaStory ku ka treguar se për 7 muaj ka humbur 17 kilogramë. Derisa ajo ka hedhur këtë foto ku shihet 86 kilogramë dhe ndryshimin që tashmë ka arritur me 69 kilogramë, Gjira ka bërë edhe një shkrim motivues për nënat që duan të humbin peshë. “Përshendetje nëna, këtu është një motivim i vogël për ju. Punoni për atë, ju mund ta bëni”, ka shkruar Gjira. Kujtojmë se, Gjira Kajtazi është ndër femrat e para në estrdën muzikore që ka bërë muzikë të zhanrit rep. Ajo vazhdon të mbetet në kujtesën e publikut për tekstet e saj artistike. /rapshqip/

Related posts