Lajme

Noizy sjellë bashkëpunimin ndërkombëtar me Gzuz dhe Dutchavelli

Noizy ka publikuar këngën “All Dem Talk” .

Njëri ndër reperët më të sukseshëm të rep skenës shqiptare ka publikuar një projekt tjetër madhor. Bëhet fjalë për Noizyn i cili këtë të premte publikoi këngën “All Dem Talk”, bashkëpunim ky me dy reperë tjerë ndërkombëtar.

Kënga është bashkëpunim me Gzuz dhe Dutchavelli. Gzuz është njëri ndër reperët më të spikatur në repin gjerman, kurse Dutchavelli është një reper poashtu i arrirë nga Londra.

Kënga duket se po pritet mjaft mirë nga publiku, pasi numri i klikimeve ishte shumë i lartë, për një kohë të shkurtër.

Më shumë nga Noizy 

Përveq bizneseve private në hotilieri, Noizy nuk po e le anash as muzikën. Madje ai ka paralajmëruar edhe dy albume tjera këtë vit. Kjo e qon në 3 totalin e albumeve që Noizy ka premtuar për këtë vit. Albumi i fundit ishte albumi “Epoka” që u publikua në mars të këtij viti.

Më poshtë mund të dëgjoni këngën dhe të shihni videoklipin nga Noizy, Gzuz dhe Dutchavelli. /rapshqip.com/

 

 

Related posts

Shto një koment