Lajme Lifestyle

Noizy së shpejti me koncert virtual me Dhurata Dorën

Noizy po vjen me një koncert me Dhurata Dorën.

Reperi është shumë i kërkuar dhe i pëlqyer nga publiku, i cili po punon shumë për tregun muzikor.

Ai së fundmi, përmes një video të postuar nga InstaStory ka njoftuar ndjekësit e tij se do të mbajë një koncert virtual me këngëtaren, Dhurata Dora, i cili do të transmetohet drejtëpërdrejtë.

Na ndajnë pak ditë nga koncerti, ai do të mbahet me 30 shtator dhe qasja do të jetë falas për të gjithë.

Kjo është hera e parë dhe diçka e re si për Noizyn ashtu edhe për fansat.

Ndryshe, Noizy dhe Dhurata Dora verës sollën bashkëpunimin “Mi amor”, që ishte një ndër këngët  më të pëlqyera. /rapshqip/

Related posts