Lajme

Noizy lajmërohet nga Anglia

Noizy ndodhet në Angli.

Rigels Rajku i njohur me emrin artistik Noizy, u bë i famshëm në Shqipëri me albumin e tij të parë pas kthimit nga Anglia. Reperit i ishte ndaluar të shkelë në Angli dhe këtë e ka bërë të ditur vetë ai para shumë kohësh.Noizy  është deklaruar se ka jetuar prej vitesh në Angli dhe aty kanë nisur hapat e parë në muzikë dhe në krijimin e grupit të tij OTR. Asokohe në mediet angleze qarkullonin lajme se grupi OTR ishte në listën e bandave kriminale në Angli. Kjo për shkak të paraqitjes së tyre nëpër foto dhe videoklipe me pistoleta dhe armë të tjera. Poashtu anëtarët e dyshuar të kësaj bande, shumica e videove që kanë publikuar nëpër rrjete sociale kanë qenë këngë rep me tekste të dhunshme dhe kërcënuese. Kjo mendohej të ishte arsyeja e ndalimit të Noizyt për të shkelur në tokën angleze. E pas gjithë këtyre viteve, Noizy përmes postimeve të bëra në InstaStory na ka bërë të ditur se ai ka shkuar në Angli. Reperi ka postuar një video ku shfaq pamje nga shtëpia ku ka jetuar para shumë viteve dhe ka shkruar, Shpia ime në angli. Ai poashtu shihet me shumë miq në një apartament duke kaluar momente së bashku.

Ndryshe, Noizy pak ditë më parë ka publikuar këngën “Bonjour Madame” në bashkëpunim me reperin Mozzik. Kënga po thyen rekorde të klikimeve në YouTube dhe po tregon sukses të madh duke u dëgjuar kudo në vend dhe jashtë vendit. /rapshqip/

Related posts