Lajme

Noizy paralajmëron këngë me videoklip dhe albumin e dytë për këtë vit

Noizy nuk ndalet, paralajmëron albumin e ardhshëm, komplet të realizuar me videoklipe.

Një javë pas publikimit të këngës së fundit, Noizy jep edhe një lajm të mirë. Reperi bëri të ditur se shumë shpejtë do të publikojë këngën e radhës të realizuar me videoklip. Madje ky nuk ishte lajmi i vetëm i mirë, për fansat e Noizyt. Reperi nga Dibra, njoftoi se albumi i dytë për këtë vit, do të jetë i tëri i realizuar me videoklipe, dhe për këtë gjë kërkoi pak durim nga fansat.

Noizy bëri të ditur se kënga e ardhshme mbanë titullin “Digital Love” dhe do të jetë një hit veror. Reperi nuk bëri publike datën e publikimit të këtij projekti.

Suksesi i Noizyt në rrafshin ndërkombëtar

Projekti i fundit nga Noizy, All Dem Talk, bashkëpunim ky me Gzuz dhe Dutchavelli, u bë një sukses i radhës së Noizyt. Kënga brenda më pak se një javë, arriti shifrën e më shumë se 4 milionë e gjysëm klikime në YouTube. Kjo këngë u vlerësua me komente shumë pozitive, dhe mund të jetë një mundësi e mirë e Noizyt për të depertuar në tregun ndërkombëtar. /rapshqip.com/

Related posts

Shto një koment