Lajme

Noizy bëhet babadimër, i gëzon fëmijët në Kampin e KFOR-it në Vushtri

Noizy vishet si babadimër.

Reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy, ka qenë shumë i përfolur në media gjatë ditë së djeshme. Kjo për shkak se, ai u ndalua nga Policia e Kosovës, në kalimin kufitar në Vërmicë. Ashtu siç është bërë e ditur, reperi është ndaluar për shkak të një dënimi prej vitesh që rëndonte mbi të. Përndryshe, Noizy erdhi për vizitë në Kosovë, ngase ishte angazhuar për t’u veshur si babadimër dhe gëzuar fëmijët në Kampin e KFOR-it në Vushtrri.

Këtë mision, Noizy nuk e ka lënë pa e realizuar. Vet reperi ka ndarë lajmin e gëzueshëm me ndjekësit e tij të shumtë, përmes disa imazheve dhe videove të postuara në rrjetin social, Instagram. “Sërish si Baba Gjysh, Por këtë herë në Kosovë, Pikërisht në Kampin e KFOR në “Maxhunaj” Ju Dua”, ka shkruar ai. Nga pamjet të cilat i ka postuar në Instagram, fëmijët shfaqen shumë të lumtur me prezencën e tij, të cilët kanë marrë edhe nga një dhuratë për festat e fundvitit. Pos kësaj, edhe Noizy është shpërblyer me mirënjohje nga pëfaqësues të Kampit të KFOR-it në Maxhunaj. Ndryshe, Noizy po shijon suksesin e madh të këngës “Bonjour Madame”, në bashkëpunim me reperin Mozzik. Kënga e shoqëruar edhe me videoklip, u mirëprit nga publiku dhe vazhdon të dëgjohet dhe të pëlqehet tej mase. /rapshqip/

Related posts