Lajme

Mozzik takon Kadri Veselin, ka disa fjalë për të

Reperi Mozzik sa herë i është dhënë mundësia ka shprehur mbështjetjen për politikanin Kadri Veseli.

E këtë mbështje Mozzik e shprehu edhe njëherë, kësaj here duke e shoqëruar me një shkrim.

Pas takimit me kryetarin e PDK-së, Mozzik shkruajti:

“Takim me Lulin! Nuk është Luli i Migjenit, është Luli i idealit, i sakrificës, i luftës, i shtetformimit, është njeriu që s’u lëkund kurrë nga ideja e të qenurit njeri i fjalës, burrë i shtetit. Me Komandant Lulin (Kadri Veselin) i thashë edhe pse profesionet e ndryshme i kemi, por parimet i kemi njësoj, të pathyeshëm, të palëkundur, të dashur për njerëzit, të moralshëm e familjar. Harrova edhe parimin kryesor: Qe se njohim frikën. Të uroj gjitha të mirat Komandant!”

Related posts

Shto një koment