Lajme

Mozzik publikon këngën e dytë të albumit LamboZiki

Mozzik publikon këngën e re “Shko”.

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik po bën bujë të madhe me projekte muzikore. Ai është shumë i pëlqyer nga një publik i gjerë dhe ai çdo herë po i befason ata duke iu sjellë këngë të reja. Së fundmi, Mozzik ka prezantuar projektin më të ri muzikor, për të cilin kishte paralajmëruar ditë më parë. “Shko” mban titullin kënga e re, të cilin e ka kompletuar edhe me videoklip.  Klipin e ka realizuar Secuencë, ku e solli reperin me një paraqitje të mahnitshme skenike dhe më ndryshe nga që jemi mësuar ta shohim. Tekstin e ka shkruar vet Mozzik , ndërsa producimin e ka bërë Rzon dhe “Pëllumb beats”.  Ndërkohë, miksimin dhe masterizimin e ka bërë kompozitori, Darko Dimitrov.  Projekti “Shko” është i dyti i radhës i albumit të ri LamboZiki.

Projekti paraprak i reperit Mozzik është kënga “Bonjour Madame” në bashkëpunim me reperin e njohur Noizy. Kënga “Bonjour Madame”, u mirëprit nga fansat e tyre dhe ende po vazhdon të dëgjohet e të pëlqehet shumë. “Bonjour Madame” bëri bujë të madhe kudo dhe ka arritur të kap shifrën mbi 14 milionë klikime në kanalin YouTube. /rapshqip/

Related posts