Lajme

Mozzik për babain: Ka qenë në gjendje të mbajë ¾ lloj punësh që të rritemi mirë

Mozzik ndan një foto nga fëmijëria përkrah babait dhe Getinjos.

Reperi i njohur kosovar, Mozzik, po vazhdon të jetë një ndër artistët më të kërkuar të momentit. Ai përveç se është shumë aktiv në muzikë, aktiv është edhe në rrjete sociale, ku ndan postime të ndryshme për ndjekësit e tij të shumtë. Së fundmi, ai ka postuar në InstaStory një foto të rrallë kur ishte fëmijë, ku shihet përkrahë babait dhe vëllait të tij, Getinjos. Mbi foto Mozzik ka bërë një shkrim mjaftë prekës. Ai thekson se kanë kaluar kohë të vështira, por që tani është i lumtur për atë që ka arritur.

Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:

“Kjo fotografi shpesh herë më gëzon e shpesh herë më mërzitë. Më gëzon fakti që patëm e kemi një Babë të mbrekullueshëm e të mirë e të edukuar, që kurrë në jetën e vet nuk diti të mendonte përvete para se të mendonte për ne. Në gjendje të mbajë ¾ lloj punësh që të rritemi shëndoshë e mirë. Kohë e vështirë ka qenë shumë. Por e bën më të mirë tani kur sheh se nga ku e deri ku kemi arritur. Ana tjetër që më mërzitë është që sa shpejtë ikin vitet.. por shumë shpejtë. Babës tem kur jam me punë në europë ose në botë diku me koncerte i shkruaj: Bablok mbrriva a jeni mirë? Baba: Shyqyr Zotit, ne jemi mirë kur ju jeni mirë gjithmonë. Andaj vlerësoni gjithmonë atë që keni, aq sa keni. Të jem i sinqertë Baba im është idolli im. Respekt! Në foto Baba, unë, Getoari!”.

Kujtojmë se, projekti i fundit i Mozzikut është kënga “Shko”, e cila është e dytë në radhë nga albumi i ri i tij, LamboZiki. Kënga e shoqëruar edhe me videoklip, e solli reperin me një paraqitje të mahnitshme skenike dhe më ndryshe nga që jemi mësuar ta shohim. Ndërsa, projekti paraprak i reperit Mozzik është kënga “Bonjour Madame” në bashkëpunim me reperin e njohur Noizy. Kënga “Bonjour Madame”, u mirëprit nga fansat e tyre dhe ende po vazhdon të dëgjohet e të pëlqehet shumë. “Bonjour Madame” bëri bujë të madhe kudo nëpër botë. /rapshqip/

Related posts