Lajme

Mozzik paralajmëron hitin e radhës

Ende pa kaluar katër ditë që nga publikimi i këngës së fundit, Mozzik paralajmëron hitin e radhës.

Përpos këngës Auf wiedersehen, që tashmë është e gatshme të publikohet enkas për tregun gjerman, Mozzik njoftoi se ka gati edhe një këngë.

Mozzik posoi foto nga studio e producentit RZON, ku sapo kishte inçizuar këngën dhe anipse kishte shkuar vetëm për vizitë, nuk mundi të dalë nga studio pa një hit.

Kënga e fundit nga Mozzik ishte bashkëpunimi me Taynën, që tashme numëron mbi 6 milionë klikime në YouTube, vetëm katër ditë pas publikimit.

 

Related posts

Shto një koment