Lajme

Mozzik ka një lajm për 14 shkurt

Mozzik tregon datën e publikimi të këngës së re.

Përmendëm ditë më parë që reperi Mozzik ka bërë një këngë enkas për tregun gjerman.

Kësaj here Mozzik dha më shumë detaje për këngën.

Kënga që mban titullin “Auf Wiedersehen” do të publikohet pikërisht me datën 14 shkurt.

Përpos datës së veçantë, Mozzik njoftoi se kënga do të zgjasë plot 5 minuta.

Ndërsa, tani Mozzik është duke xhiruar edhe videoklipin e këngës.

Këto detaje i dha vetë reperi përmes një postimi në instagram ku ndër të tjera Mozzik shkruajti:

Njerëzit e mi të dashur, keni dashur një këngë komplet në gjermanisht, dhe ja ku e keni! Tani jemi duke punuar në videoklipin për këngën time të re “Auf Wiedersehen”! Kënga është 5 minuta e gjatë.
Është hera e parë që unë bëj një këngë komplet në gjermanisht,, por jam i sigurt që do ta festoni ??? Tregoni të gjithë miqve tuaj që unë kam dhuratën më të madhe dhe më të mirë në 14 shtator!” 

Related posts

Shto një koment