Lajme

Mozzik ia mësyen tregut gjerman

Suksesi brenda kufijëve shqiptarë duket se reperit të njohur Mozzik nuk po i mjafton. Kjo për faktin se Mozzik paralajmëroi publikimin e këngës së parë dedikuar tregut gjerman.

Mozzik ka pasur këngë me reperë gjerman dhe aty-ktu tekste në gjermanisht, por asnjëherë më parë nuk ka bërë këngë komplet dedikuar tregut gjerman.

Auf wiedersehen do të titullohet kënga më e re nga Mozzik. Kënga ësht komnponuar nga Rzon, bashkëpunëtori i shumë hiteve të Mozzik.

E Mozzik po planifikon që edhe kjo këngë të jetë hit. Ai në instagram shkruajti: “VETËM HITE!!!! Jam shumë i emocionuar 💃🏻👋🏻👋🏻. Shkruani shokëve që të jenë gati për singlin tim të parë në gjermanisht! 👋🏻👋🏻👋🏻👋🏻”

Related posts

Shto një koment