Lajme

“Melodia” po vjen nga Melinda

Melinda po rikthehet me këngë të re.

Melinda Ademi rrëmbeu vëmendjen e publikut që nga debutimi i saj në muzikë. Ajo shquhet për stilin e veçantë në paraqitje dhe njihet për linjat e saj perfekte. Reperja ka 4 muaj që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri por, përmes disa postimeve në Instagram, duke theksuar linjat dhe fizikun e bujshëm, ajo na ka njoftuar se po rikthehet me diçka të bukur. Melinda ka paralajmëruar projektin e ri dhe ka zbuluar edhe një pjesë të shkurtë të këngës, e cila titullohet “Melodia”. Kënga tingëllon pak më ndryshe se zakonisht por shumë bukur dhe ajo që na bie më shumë në sy është teksti. Reperja ka publikuar një pjesë të tekstit në InstaStory: “M’kujtohet sikur melodia gabime e tua e prishen krejt planet e mija sa jena dasht e din veq perendia sa vret dashuria ah sikur ta dija sikur melodia”.

Kujtojmë se, projekti i fundit i Melindës është kënga “Ay Caramba” në bashkëpunim me këngëtaren, Nora Istrefi dhe reperin, Gjiko. Kënga pasdyshim u pritë shumë mirë nga publiku dhe ishte njëra ndër hitet e sezonit të verës. “Ay Caramba” tani ka kaluar shifrën 16 milionë klikime në YouTube. Reperja poashtu e ka edhe një projekt të përbashkët me Gjikon të titulluar “X5”, e cila poashtu ishte këngë e cila u pëqye tej mase./rapshqip/

Related posts