Mc Kresha mirëpriti në jetë një vajzë.
Reperi shumë i njohur MC Kresha, u bë baba për herë të parë.
Reperi u martua në dhjetor të vitit 2019 me Erzina Shehun, në një ambient të ngushtë me miq e familjarë.
Ndërsa gjashtë muaj pas martesës, çifti mirëpriti në jetë një vajzë që e pagëzuan me emrin IZA.
Lajmin e bëri të ditur babai i Erzinës, duke uruar për ardhjen në jetë të mbesës.
Reperi i grupit PINT, në disa intervista ka thënë se do të largohet nga muzika, për të marrë kahje tjetër në profesion. /rapshqip.com/