Lajme

Majk sot feston ditëlindjen, ja sa vjet ka mbushur

Majk sot  ka një ditë të veçantë.

Reperi nga Kosova është shumë i dashur për publikun. Majk me projekte të shumta muzikore ka arritur të jetë shumë i suksesshëm. Reperi sot ka një ditë të veçantë në jetën e tij, ai feston ditëlindjen. Këtë e ka bërë të ditur vet reperi, i cili ka ndarë disa foto në InstaStory me urimet nga miqtë e tij. Ai ka ndarë edhe një video ku shihet djali i tij Roani, teksa ia uron ditëlindjen. I lindur me 27 nëntor 1990, reperi sot mbush 31 vite.

Ndryshe, Kastriot Rexha i cili njihet me emrin artistik Majk është një prej artistëve më të dashur të skenës muzikore. Aktualisht, ai është shumë i angazhuar me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore kryesisht në diasporë. Projekti i fundit muzikor mbetet kënga “Mëkati jem”, në bashkëpunim me reperin Ghetto Geasy dhe këngëtaren nga Shqipërua, Xhensila Myrtezaj. Kënga u pëlqye mjaftë shumë dhe treshja po vazhdojnë të shijojnë suksesin e saj. Majk numëron edhe disa bashëpunime të tjera me reperin Ghetto Geasy. Projekti i fundit i tyre i përbashkët është kënga “Hajde ta baba”, e cila është edhe pjesë e albumit “Vaksina” të labelit Babastars. /rapshqip/

 

Related posts