Lajme

Loredana i bën befasi Hanës për festat e fundvitit

Loredana befason vajzën e saj, Hanën.

Loredana Zefi është një ndër artistet më të pëlyera shqiptare. Ajo është shumë e afërt me fansat e saj të shumtë, duke qenë shumë aktive në rrjete sociale në mënyrë që t’i mbaj të informuar për çdo gjë rreth jetës së saj. Loredana edhe pse është shumë e angazhuar në muzikë, ajo kohën më të madhe ia kushton vajzës së saj, Hanës. Duke qenë se jemi në festat e fundvitit, reperja i ka bërë dhuratën më të bukur për këtë vit vajzës së saj të ëmbël. Reperja ka ndarë disa foto në InstaStory, ku afër pemës se dekoruar të vitit të ri është edhe babagjyshi, e që pranë tij e befasuar dhe e lumtur duket Hana.

Loredana gjithmonë shihet e afërt dhe si një nënë shumë e përkushtuar ndaj të voglës Hana. Së fundmi, gjatë një koncerti në Zvicër, ajo e nxori edhe në skenë vajzën e saj para një publiku të madh. Ndryshe, kënga e fundit nga Loredana është bashkëpunimi me Don Xhonin, “Gjuj per to”. Kënga u prit shumë mirë nga publiku dhe po vazhdon të pëlqehet tej mase. “Gjuj per to” deri tani ka arritur të grumbulloi mbi 13 milionë klikime në kanalin YouTube. /dailyshqip/

Related posts