Lajme

Ledri Vula zbulon datën e publikimit të këngës “Amerikana”

Kënga “Amerikana” ka një datë lansimi.

Reperi shumë i pëlqyer shqiptar, Ledri Vula ashtu siç ka paralajmëruar, nuk do ta përmbyll vitin 2021 pa një këngë të re. Ditë më parë Ledri ka njoftuar se po vjen me një tjetër projekt të ri muzikor, të cilin do ta publikojë brenda pak ditësh. Përmes një postimi në Instagram, reperi ka shpërndarë një pjesë xhrimi nga videdoklipi dhe ka treguar se “Amerikana” lansohet me 16 dhjetor. “Amerikana 16.12.2021”, ka shkruar ai.

“Amerikana” vjen pas projektit “Hala”, të cilën e solli në bashkëpunim me Taynen. Kënga e vizualizuar edhe me videoklip u mirëprit nga publiku dhe po vazhdon të pëlqehet shumë. Poashtu, Ledri ka publikuar edhe projektin e titulluar “Cope cope” në bashkëpunim me Bardhin, projekt ky që është pjesë e albumit të ri, të këtij të fundit. Së fundmi, reperi kosovar ka qenë i ftuari i parë i sezonit të ri, në emisionin e Meriton Mjekiqit. Ky emision në fokus ka reperët, ku Ledri Vula me freestyle-t që bëri na dëshmoi edhe një herë që është në top formën më të mirë. Përpos freestyle, Ledri foli edhe për karrierën dhe jetën e tij. /rapshqip/

Related posts