Lajme

Ledri Vula publikoi albumin “10/10”

Albumi i paraparë të publikohet para kohe nga Ledri, u publikua sot.

Përmes një postimi në Instragram, Ledri bëri të ditur se albumi ishte paraparë të publikohet me datën 10 prill, por për shkak të Corona Virusit që ka prekur pothuajse gjithë botën, albumi po publikohet më herët.

Albumi ka gjithsej 15 këngë, 2 të publikuara me parë dhe 13 tjera të padëgjuara më herët.

“10/10” u publikua në platfromat muzikore Spotify e Deezer, ndërsa në YouTube do të publikohet kohë pas kohe.

Mysafirë të Ledrit në album, janë emra të njohur si: Lyrical Son, Mc Kresha, Singullar, Vig Poppa, Gjiko dhe Lumi B. /rapshqip.com/

Related posts

Shto një koment