Lajme

Ledri Vula paralajmëron projektin e ri “Amerikana”

Ledri Vula po vjen me një projekt të ri muzikor.

Ledri Vula është ndër reperët më të pëlqyer dhe më të kërkuar nga estrada muzikore në vend. Ai është shumë aktiv si me koncerte muzikore, ashtu edhe me përgatitje të projekteve të reja. Një të tillë e ka paralajmëruar edhe së fundmi, i cili titullohet “Amerikana”. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, ku shfaqet pranë një flamuri të madh të Amerikës i veshur në të bardha. “Shihemi me Amerikana”, ka shkruar Ledri në mbishkrimin e fotos.

Kujtojmë se, Ledri Vula para disa javësh ka publikuar projektin e titulluar “Cope cope” në bashkëpunim me Bardhin, projekt ky që është pjesë e albumit të ri, të këtij të fundit. Poashtu, Ledri ka publikuar edhe projektin “Hala” në bashkëpunim me Taynen. Kënga e vizualizuar edhe me videoklip u mirëprit nga publiku dhe po vazhdon të pëlqehet shumë. Ndryshe, mbrëmë Ledri Vula ka qenë i ftuar në spektaklin Big Brother Vip Albania, ku edhe është futur brenda shtëpisë dhe ka takuar miqtë e tij, Dj Pm dhe Dj Dagz. /dailyshqip/

Related posts