Lajme

Ky është reperi shqiptar më i ndjekur në Instagram

Rrjetet sociale po përdorën gjithnjë e më shumë.

Rrjetet sociale janë bërë mjet i fuqishëm për komunikim, informim dhe marketing.

E viteve të fundit edhe për shumë personazhe publike, rrjetet sociale janë bërë shumë të popullarizuara.

Instagrami momentalisht është rrjeti social më i pëlqyer dhe i përdorur, nga personazhe të ndryshme të tregut muzikor.

Secili prej tyre kanë profile personale në këtë platformë dhe mjafton që ata të publikojnë një imazh ose video për tu bërë lajm në media.

Suksesi në Instagram dhe rritja e numrit të ndjekësve tashmë është bërë një “garë”.

Pjesë e kësaj “garë” janë edhe reperat shqiptarë, të cilët janë të tërhequr që të arrijnë një numër të caktuar ndjekësish.

Por kush janë reperët shqiptarë me më shumë ndjekës? Rapshqip ka përzgjedhur dhjetë reperët që janë ndër më të ndjekurit.

1.Noizy është reperi i parë më i ndjekur në Instagram, ku së fundmi ka arritur të kap shifrën 1.7 milionë ndjekës.

2.E pas tij, Mozzik është i dyti që ka arritur ti grumbulloj 1.6 milionë ndjekës në Instagram që përafërsisht janë me numë të njëjtë fansash me Noiyzin.

3. Reperi i grupit BabaStars, Ghetto Geasy kapin shifrën 746 mijë ndjekës.

4.Vëllai i tij, Getinjo poashtu numëron një shifër të madhe ndjekësish, gjithsej 663 mijë.

5.Është Don Xhoni që ka një diferencë më të vogë ndjekësish me Getinjon, ai numëron 646 mijë.

6. Me 568 mijë ndjekës, në vendin e gjashtë është reperi, Majk.

7. Mc Kresha që është ndër më të pëlqyerit për publikun, ka 469 mijë ndjekës në Instagram.

8. E reperi Unikkatil përkundër popullaritetit të madh që gëzon, ai nuk ka një shifër shumë të madhe ndjekësisht, me gjithsejë 300 mijë.

9. Reperi tjetër i grupit PINT, Lyrical Son, numëron 257 mijë ndjekës.

10.Top10-shën e mbyllim me reperin e ri të tregut muzikor, Bardhin ku arriti me 124 mijë ndjekës në Instagram.

Related posts

Shto një koment